Pamje nga stuhia dhe breshëri që kaploi Gjermaninë

Në Gjermaninë jugore dhe perëndimore gjatë të hënës pati stuhi dhe breshër të grumbulluara deri në gjysmë metri të lartë.
Raportohet se aq shumë breshër ra në fshatin Weiler, në Bavari, për një periudhë të shkurtër kohore saqë disa rrugë u bllokuan tërësisht nga akulli, transmeton rtv21.tv.
Shumë rrugë, sheshe dhe madje edhe kopshte u shndërruan për pak kohë në peizazhe dimërore nga stuhitë e forta breshëri.
Pemët u shkulën dhe brigada e zjarrfikësve duhej të dilte për të nxjerrë bodrumet e përmbytura gjatë stuhive.


Pothuajse një vit më parë, Gjermania u përball me një nga fatkeqësitë e saj më të mëdha natyrore kur dhjetëra njerëz vdiqën pas shiut të rrëmbyeshëm që goditi pjesët perëndimore të vendit./21Media

Back to top button