Pamjet duke e shkelur këmbësorin me veturë, reagon Policia

Kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore, Aleksandar Arsenijoviq, ka publikuar një video në “Facebook” ku shihet se si shoferi e shkelë me veturë një këmbësor dhe gjithçka e xhiron me telefon. Arsenijoviq ka thënë se rasti ka ndodhur në Leposaviq.

Lidhur me këtë rast portali rtv21.tv ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, i cili tha se deri më tani nuk ka ndonjë ankues për këtë rast, por gjithsesi është njoftuar prokurori.
“Nuk dihet autenticiteti i videos në radhë të parë. Nuk kemi ankues lidhur me rastin. Ndërsa nuk dihet koha kur ka ndodhë. Sidoqoftë si informatë e kemi marrë nga rrjetet sociale dhe është informuar prokurori”, ka thënë Hoti./21Media

Back to top button