Pamjet që tregojnë anijen “Moskva” të fundosur

Pamjet dramatike që supozohet se tregojnë luftanijen ruse Moskva para se të mbytej javën e kaluar tashmë janë kudo në rrjete sociale.
Rusia ka thënë se një zjarr në bord shkaktoi shpërthimin e municioneve dhe anija u funods ndërsa po tërhiqej në një stuhi, ndërsa Ukraina ka thënë se e goditi anijen me raketa.
Imazhet dyshohet se janë marrë më 14 prill, një ditë pasi Ukraina pretendoi se kishte goditur anijen.
Jonathan Bentham nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike ka thënë se dëmi i dukshëm i pësuar nga kryqëzori është në përputhje me një sulm të mundshëm me raketa Neptun, por theksoi se nuk ishte e mundur të përjashtoheshin shkaqe të tjera./21Media

Back to top button