Kaloni te përmbajtja kryesore

Pantina ngre dilemën: Dega e Kodrës së Trimave do të kërkojë dorëheqjen e Abdixhikut

(Lajm i përditësuar)


Rama në strukturat e LDK-së – Pantina: Për këtë vendosin organet e partisë

Shqipe Pantina, në emisionin “Click” të RTV21 e pyetur lidhur me zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe për mundësinë e përfshirjes së Përparim Ramës në strukturat e saj, ka theksuar se vendimmarrja duhet t’u takojë organeve të partisë.

“Për këtë vendos strukturat e partisë. Duhet të ketë zgjedhje të përgjithshme, rruga përpara është zgjedhjet e përgjithshme”, tha ajo./RTV21/21Media


Pantina thotë se Lutfi Haziri do të stabilizonte LDK-në

Shqipe Pantina, në emisionin “Click” të RTV21, ka vlerësuar se Lutfi Haziri mund të jetë figurë kyçe për stabilizimin dhe riorganizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pantina vlerëson se gjuha e komunikimit e Lutfi Hazirit nuk është konfliktuoze.

“Lutfi Haziri do të stabilizonte LDK-në dhe do të fillonte një ristrukturim. Ai mund të drejtoj një proces të tillë, sepse i njeh strukturat mirë, strukturat e njohin dhe e pranojnë. Gjuha e komunikimit të Hazirit nuk është konfliktuoze, ai për liderë të partisë do të ishte ose për të mbajtur LDK-në të bashkuar, për t’i kthyer disa figura që tashmë janë dorëhequr. Unë mendoj se me Hazirin ata do të dinë”, deklaroi ajo./RTV21/21Media


Pantina: Epoka e Abdixhikut tashmë është e përfunduar si liderë i LDK-së

Shqipe Pantina, në emisionin “Click” të RTV21 tha se epoka e Lumir Abdixhikut si liderë i LDK-së ka përfunduar.

Ajo ndër të tjera shtoi se LDK duhet të filloj të mendoj lidershipin e ri.

“Mendoj se epoka e Abdixhikut tashmë është e përfunduar si liderë i LDK-së dhe LDK-ja duhet të filloj të mendoj lidershipin e ri”, tha ajo./RTV21/21Media


Është një naivitet…” – Pantina për deklaratën e Abdixhikut drejtuar Muhaxherit dhe Ahmetit

Shqipe Pantina, në emisionin “Click” të RTV21, ka komentuar deklaratën e Lumir Abdixhikut drejtuar, Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmetit, duke e cilësuar si naivitet.

“Unë mendoj se deri më tani publikisht degët më të mëdha. Është një naivitet nga ana e tij”, deklaroi ajo./RTV21/21Media


Pantina ngre dilemën: Dega e Kodrës së Trimave do të kërkojë dorëheqjen e Abdixhikut

Shqipe Pantina, në emisionin “Click” të RTV21, ka deklaruar se Dega e LDK-së në Kodrën e Trimave pritet të kërkojë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut.

“Dega e kodrës së trimave do të kërkoj doreheqjen e Abdixhikut. Unë mendoj se ata do të dalin. Po nëse nuk ka diskutim, nëse Abdixhiku nuk reflekton, nuk i mbledh strukturat e partisë për të diskutuar në struktura atëherë, kjo do të jetë mënyra se si do të diskutohet”, tha ajo./RTV21/21Media


Pantina: LDK e ka futur vetën në sherr

Shqipe Pantina, në emisionin “Click” të RTV21 duke folur për zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës tha se kjo parti ka futur vetën në sherr.

Ajo ndër të tjera shtoi se pas zgjedhjeve të dhjetorit ka pasur një diskutim brenda LDK-së.

“Unë mendoj se LDK-ja e ka futur vetën në sherr. Pas zgjedhjeve të dhjetorit të kaluar ka pasur një diskutim brenda LDK-së dhe po i është kërkuar kryetarit Abdixhiku të jap përgjegjësi për rezultatin e dobët. Natën e zgjedhjeve e deklaroi këtë përgjegjësi”, tha ajo./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button