Papa Françesku vizitoi fëmijët refugjatë ukrainas në spitalin e Romës

 
Papa Françesku vizitoi të shtunën pasdite 19 fëmijë refugjatë ukrainas në Spitalin e Fëmijëve “Bambino Gesù” në Romë.
Pacientët u larguan nga Ukraina gjatë ditëve të para të luftës, e cila filloi më 24 shkurt kur Rusia pushtoi Ukrainën.
Ata po marrin trajtim për sëmundje onkologjike dhe neurologjike ndër të tjera, si dhe lëndime të rënda nga shpërthimet, tha drejtori i shtypit të Vatikanit Matteo Bruni, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv.
“Papa vizitoi të gjithë të vegjlit, përpara se të kthehej në Vatikan”, thuhet në deklaratë./21Media

Back to top button