Papa i shqetësuar ndaj “aleancave shumë të rrezikshme” në G20

Sipas tij aleancat kanë versionin e shtrembëruar të botës

Papa Françesku deklaroi sot se samiti G20 në Hamburg “është shqetësues” për shkak të “aleancave shumë të rrezikshme” potenciale ndërmjet liderëve botërorë, sidomos sa i përket pasojave të dëmshme për migrantët.

“Shqetësohem për shkak të aleancave tepër të rrezikshme ndërmjet fuqive, të cilat kanë versionin e shtrembëruar të botës: Amerika dhe Rusia, Kina dhe Koreja Veriore, Putin dhe Assad për shkak të luftës në Siri”, ka thënë Papa në një intervistë për gazetën italiane “Republika”, transmeton AFP.

Back to top button