Paqarada nënshkruan me klubin e Bundesligës

Pas përfundimit të këtij edicioni garues, Leart Paqarada nuk do të jetë më pjesë e skuadrës St Pauli.
Mbrojtësi kosovar karrierën e tij do ta vazhdojnë në Gjermani si pjesë e skuadrës së Kolnit.
Lajmin për transferimin e Paqaradës si lojtar i lirë skuadra gjermane e ka bërë në faqen zyrtare, ku thuhet:
“Leart Paqarada kalon nga FC St. Pauli në 1. FC Köln si transferim i lirë për sezonin e ri. Tashmë është konfirmuar nënshkrimi i parë për sezonin 2023/24: 1. FC Köln siguroi shërbimet e Leart Paqaradës. Mbrojtësi i majtë, i cili është nën kontratë me FC St. Pauli, do të transferohet në Koln si transferim i lirë në verë dhe ka nënshkruar deri më 30 qershor 2026. 28-vjeçari është kapiteni i Braun-Ëeißen dhe ka bërë 15 paraqitje në Bundesligën e dytë këtë sezon. Ai shënoi një gol dhe asistoi në katër të tjerë”, thuhet tutje në njoftimin tyre.

Back to top button