Paraburgim​ për personin që keqpërdori seksualisht 15-vjeçaren

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.Rr. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më datë 27.09.2021, në një fshat të Komunës së Ferizajt, për qëllime seksuale ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të miturën e moshës 15 vjeçare, duke ka kryer sulm seksual ndaj të njëjtës.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaj./21Media
 
 

Back to top button