Paraburgim edhe për mësuesin nga Drenasi

Dyshohet se Sh.Xh ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të mitur

Gjykata Themelore në Prishtinë Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër mësuesit me inicialet SH.XH për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”.

Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit SH.XH. Atij iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri SH.XH duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka keqpërdorur pozitën, autoritetin dhe profesionin e tij si mësimdhënës”, thuhet në një komunikatë për medie.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Edhe policit me inicialet V.V iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Më 5 shkurt në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë./21Media

Back to top button