Paraburgim ndaj E.Gj për dhunë në familje

 
Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik sot ka informuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji kundër të pandehurit E.Gj. shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi”.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Degës në Kaçanik – Riza Livoreka, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se më 10.06.2021 në shtëpinë e tyre në një fshat në Kaçanik, me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj të dëmtuarës bashkëshortes së tij M.Xh., në atë mënyrë që fillimisht kishte filluar ta ofendoj me fjalët të ndryshme më banale, pastaj duke e kapur për flokë dhe duke i thënë se nuk ke vend këtu, me ç’rast vajza e tyre A… kishte ardhur për ta marr të dëmtuarën për ta dërguar në banesën e saj në Prishtinë për sigurinë e saj, e më pas i pandehuri me datën 12.06.2021, kishte shkuar në Prishtinë me qëllim që ta shqetësoj të dëmtuarën. Andaj, gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Siç është informuar, gjykata po ashtu me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ka vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, ende nuk janë dëgjuar para prokurorit të shtetit as dëshmitarët tjerë të mundshëm dhe të dëmtuarat. Andaj, gjykata, sipas njoftimit, mbi këto arsye ka vlerësuar se po të gjendej në liri mund të ndikojë te të njëjtit në mënyrë që të deklarohen në favor të mbrojtjes, andaj edhe mund të vije deri te rrethanat, me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

Back to top button