Paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje

 

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit M.P. shtetas kosovar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Shabi Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 23.05.2021, në banesën e tyre në Ferizaj, i pandehuri me dashje i shkakton lëndim trupor bashkëshortes së tij A.M., ku pas një fjalosje e ia kap dy duart dhe e godet me dorë në syrin e majtë, me ç’ rast e dëmtuara pëson lëndime trupore, për të cilat posedon raport mjekësor nga QKMF-Ferizaj.

Gjykata me rastin e vendosjes pati parasysh faktin dhe pretendimin e të pandehurit dhe mbrojtësit të tij, të cilët kontestonin kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, duke konsideruar se edhe me masa më të buta do të sigurohej prezenca e të pandehurit në procedurë, si dhe do të pamundësonin të njëjtin që të përsërisë veprën penale, por gjykata vlerëson se aplikimi i masave më të buta (arrestit shtëpiak), por edhe i masave tjera, nuk është i mjaftueshëm për të pamundësuar që i pandehuri të mos kryejë vepra penale të tilla./21Media

 

Back to top button