Paraburgim për inxhinierin e pylltarisë, i dha drunjë një kompanie private

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren ndaj të pandehurit I.O., pasi që i njëjti në cilësinë e personit zyrtar si përgjegjës, përkatësisht inxhinier i pylltarisë një vëllim prej 60 metër kub të drunjëve ia jep një kompanie private.
”Sipas kërkesës, i dyshuari I.O me datë 27.01.2022 në cilësinë e personit zyrtar – si përgjegjës, përkatësisht inxhinier i pylltarisë pranë Autoritetit Pyjor në kuadër të Komunës së Prizrenit vepron në kundërshtim me kërkesën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të kësaj komune, e cila kishte kërkuar që drunjtë e prerë në parkun e qytetit të Prizrenit, duhej të dërgoheshin në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë, por i njejti nuk e përfill kërkesën në fjalë me ç’rast vëllimin prej 60 metër kub të drunjëve ia jep një kompanie private”, thuhet në komunikatë.
Duke vepruar në këtë mënyrë, i njejti dyshohet të jetë përfshirë në kryerjen e veprës penale ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”./21Media

Back to top button