Paraburgim për personat që shpërndanin substanca narkotike

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Xh.B dhe V.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 25 tetor 2021 në Ferizaj, vetura me vozitës Xh.G., pas dhënies së shenjës nga Patrulla për tu ndalur për kontroll, vozitësi i veturës nuk është ndalur dhe ka vazhduar me shpejtësi në drejtim të Ferizajt, pas rreth 200m, patrulla tjetër ka arritur që ta ndal veturën, ku gjatë kontrollit të veturës, prapa karriges së pasagjerit poshtë, është gjetur një çantë krahu, në brendësi të së cilës gjendej një qese e zezë najloni, e mbushur me narkotikë, e dyshuar për marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të pandehurit, janë gjetur edhe 13 qese najloni e mbushur me substancë narkotike e dyshuar për kokainë, me peshë të përgjithshme 4.1 gram, ndërsa në banesën e të pandehurit, V.B., janë gjetur mbetje të qeseve të najlonit, që dyshohet se janë përdorur për paketim të substancës narkotike të llojit kokainë që janë gjetur të gatshme tek banesa e të dyshuarit Xh.G”, thuhet në njoftim.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj./21Media

Back to top button