Paraburgim për të kërkuarin nga Interpoli për terrorizëm

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit B.K., i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat “Përgatitja e veprave terroriste apo veprave penale kundër rendit kushtetues” dhe “grabitje në bashkëkryerje”.

Sipas njoftimit, kundër të pandehurit është lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesa të datave 2 prill 2005 dhe 9 maj 2008 të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me këtë B.K., dyshohet se veprat penale i ka kryer në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe i njëjti më datën 3 maj 2024 është ndaluar dhe arrestuar nga njësiti i NJRSH-së dhe njësiti antidrogës në Ferizaj.

Back to top button