Paraburgim për vëllain e Astrit Ademaj, dyshohet për vrasjen e Kadrijajt

Gjykata Themelore në Pejë, ka aprovuar aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej tridhjetë (30) ditësh ndaj të dyshuarit Avni Ademaj, pasi i njëjti dyshohet se me dashje ka privuar nga jeta viktimën Blerand Kadrijaj, pas një mosmarrëveshje ku i pranishëm ishte edhe viktima Astrit Ademaj.
Gjykata Themelore në Pejë ka dhënë detaje se si dyshohet që ka ndodhur ngjarja.
“Më datë 08.09.2020, rreth orës 20:15 në Pejë, i pandehuri A.A me dashje e privon nga jeta tashmë te ndjerin B.K, ne atë mënyre që pasi viktima B.K së bashku me dëshmitarin L.L kishin shkuar tek një lokal për tu takuar me viktimën A.A ku aty prezentë kanë qenë edhe i pandehuri A, gjatë bisedës në mes të dy viktimave fillon të acarohet situata dhe që të dy viktimat përnjëherë i nxjerrin armët dhe për një moment gjersa viktimat po fjaloseshin i pandehuri A ia merr armën viktimës A dhe me të njëjtën fillon të gjuaj në drejtim të ndjerit B, e i cili poashtu në të njëjtën kohë shtënë edhe ky në drejtim të viktimës A dhe të pandehurit A, ku si pasojë e goditjeve të marra nga arma e zjarrit të të pandehurit A është privuar nga jeta viktima B, kurse viktima A ka mbetur i vdekur nga plagët e marra nga arma e zjarrit të viktimës B, e po ashtu edhe i pandehuri A ka marr lëndime ne shuplakën e dorës së majtë. Me këto veprime i pandehuri A.A kishte për të kryer veprën penale vrasje nga neni 172 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar tëarmëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gjykata Themelore.
Gjithashtu, në këtë çështje penale ende pritet që të sigurohen provat e tjera materiale, të dëgjohen dëshmitarët si dhe vetë i pandehuri andaj, me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku real që i njejti mund të ndikojë në dëshmitarë me qëllim që t’i ndërrojnë deklaratat e tyre në favor të tij. Për më tepër, gjykata duke pas parasysh peshën e veprës penale, karakteristikat personale të pandehurit, raportet jo të mira mes familjeve pas ndodhjes së rastit, ka vlerësuar se ekziston rreziku se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri mund të kryej vepër të re penale./21Media

Back to top button