Parafushata zgjedhore, partitë politike e shohin të nevojshme, qytetarët e cilësojnë të lodhshme

Në kohën kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga zgjedhjet parlamentare, partitë politike kanë intensifikuar dukshëm aktivitetet e tyre në kuadër të parafushatës zgjedhore brenda dhe jashtë vendit.
Për qytetarët kjo periudhë e parafushatës zgjedhore vlerësohet si joserioze dhe e mundimshme për ta.
“Ky është fenomen që përsëritet cdo zgjedhje është këtu këta s’po preisn fushatën dhe kjo tregon joserizoitëtin tyre që e kanë vetëm sa pë rit mashtruar qyetarët….e shoh sidomos opzoita që është situatë jolakmuehsme por mundohesh çdo situatë me shfrytëzu. Eshtë lodhshme tepër e lodhshme sepse ski çka shikon ndonjë kanal televiziv prej këtyre tubimeve premtimeve elektorale janë te tepërta.”
“Këta më së shumti po luftojnë secili për veti e jo për qytetarët, kom pasë qejf me i përcjell por aq shumë ka sa që s’ja vlenë”.
Partitë politike ndërkaq thonë se para fushata që po zhvillohet nga to është mëse normale.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se çdo aktivitet i kësaj partie është një mobilizim është i natyrshëm.
“Është e natyrshme që kur vendi është ne zgjedhje partitë t intensifikojnë aktivitetit e tyre por kjo nuk është fushate zgjedhore derisa ne si organizatë në vazhdimësi kemi pasur kontakte me strukturat tone me anëtarësinë dhe këtë po e bëjmë në funksion te mobilizimit te organizmit. ëhtë me rendësi qe te merr konotacion klasik elektoral dhe deri me tani është në nivel te mobilizimit dhe organizimit për zgjedhjet e 9 shkurtit”, tha Rrustemi.
Parafushatën zgjedhore e sheh si më së të nevosjhme edhe sekretarja organizative e PDK-së Vlora Citaku. Sipas saj zyrtarët publik duhet të jenë afër qytetarëve edhe më herët jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore dhe PDK-ja ka qenë e kujdesshme në aktivitet e saj.
“Këto njane zgjedhjet e para të rregullta që një kohë e gjatë dhe neëse kthejmë kohën para edhe atëherë në vitin 2007 ka pasë parafushatë pdk është intensivisht ne terren jemi ne çdo fshat cdo qytet ka qene insistim i kandiatit tone qe programi qeveritar te reflektojë drejt për drejt tek qyetaret. E jemi cdo ditë NE ne terren qytetarët janë te lodhur nga dramat që prodhohen nga institucionet e Kosovës çfarë duan të dëgjojnë ata është alternativa qeverisës dhe PDK-ja ka qenë e kujdesshme për gjuhen qëë ka përdorur kemi folur per veten dhe punën tone “, Çitaku për rtv21
Ish-kryetari i KQZ-së Mazllum Baraliu thotë se e gjithë kjo parafushatë zgjedhorë është e paligjshme dhe si e tillë edhe e panevojshme.
“Mund të jetë montone dhe e lodhshme sepse subjekte politike Nuk është qe sjell diçka te re dhe të panjohur specifike për qytetarët andaj mund te jete montone por ajo qe është në kontiunitet sa i përket aktivitetet e subjekteve politike ato bëjnë siç po bëjnë dhe tani takime aktivitete tani është opozita është zgjuar po bënë fushate para fushatë dhe kjo s’është e parapare me rregullat e KQZ-së. Ajo që është brengosese sidomos pozitës është që duhet merremi me punë të rëndësishme brenda vendit, punë qeveritare e jo të harxhojë energji mund sidomos jashtë vendit”, tha Baraliu.
Së fundmi Kryeministrit Kurti dhe ministrja e Jashtme, Gërvalla organizuan tubime me mërgatën jashtë vendit, të cilat ngjallën valë reagimesh në vend.
Vetëvendosje mohon akuzat për keqpërdorim të pushtetit për fushatë elektorale, ndërsa të kundërtën e thotë PDK-ja.
Zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm. Derisa Fushata zgjedhore pritet të nisë pak para se ato të mbahen, varësisht nga vendimi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./RTV21/21Media