Parakalimi “Rave the Planet” në Berlin

Mijëra persona u bënë pjesë e parakalimit “Rave the Planet” në Berlin, ku kremtuan për muzikën tekno në një gosti madhështore në rrugë.

Parakalimi shkoi ashtu siç ishte planifikuar, me deri 300 mijë pjesëmarrës.

Ata, shumë prej tyre të veshur me rroba lëkure, kremtuan për lirinë, paqen e dashurinë për këtë muzikë, përkundër asaj se temperatirat në qytet ishin të larta, 32 shkall celcius.

Këtë parakalim e organizoi organizata jo profitabile “Rave the Planet” me bazë në Berlin, e cila i dedikohet shpirtit dhe kulturës së muzikës elektronike. Ajo u themelua në vitin 2020.

Qëllimi i saj është që përmes kësaj kremte të promovojë dhe ruaj kulturën tekno, e po ashtu të tërheqë vëmendje për çështje të rëndësishme, si kulturore, politike, sociale dhe që kanë të bëjnë me ambientin.

Emri i saj “Rave The Planet” reflekton në besimin dhe fuqinë e muzikës elektronike, që t’i bashkojë njerëzit dhe inspirojë ndryshime në politikë./21Media

Back to top button