Paralajmërohen ngritje ekstreme të temperaturave në Mbretërinë e Bashkuar
Met Office lëshoi një paralajmërim se në MB së shpejti temperaturat do të ndryshojnë dhe do të ketë rritje ekstreme të tyre.
Gjithashtu, kjo nxehtësi pritet të mbulojë pjesën më të madhe të Uellsit dhe gjithë Anglinë jug-perëndimore, jugore dhe qendrore.
Shëndeti Publik në Angli ka lëshuar një komunikatë ku ka apeluar qytetarët të bëjnë kujdes të shtuar dhe të mos frekuentojnë hapësirat publike në masë të madhe nga ora 11:00 deri në orën 15:00.
Këto temperatura pos që pritet të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore nga ndryshimi i shpeshtë i motit, vendi është alarmuar se mund të ketë edhe ndërprerje të energjisë në ndërkohë.
Është raportuar se gjashtë viktima janë shënuar vetëm gjatë fundjavës në liqenet dhe lumenjtë në Angli pasi frekuentuan këto zona pas motit të nxehtë, ndërkohë që ekipet e shpëtimit paralajmëruan për kujdes të shtuar./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?