Paralajmërohen protesta tjera nëse s’lejohet tërheqja e Trustit
Me kërkesën që të lejohet tërheqja e mjeteve deri në 30% nga Fondi Pensional, qytetarë e deputetë të vendit kanë protestuar para objektit të Qeverisë të enjten.
Ata kanë kërkuar nga Qeveria dhe pushteti që të lejojnë një gjë të tillë, duke thënë se janë mjetet e tyre dhe jo të Qeverisë.
Ndryshimi ligjor që mundëson tërheqjen ka shkuar në Kuvend pa aprovimin e Qeverisë dhe të Komisionit të Buxhetit.
Kjo protestë ka është shpërndarë e qetë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar protesta tjera nëse nuk lejohet tërheqja./21Media