Paralajmërohet greva e SBASHK-ut nga 25 gushti

Pupovci: Ligji i pagave është në diskutim, kërkesat tjera janë të paarritshme
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka shpallur grevë të përgjithshme më 25 gusht, me kërkesën për rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave. Kryetari i Sindikatës, Atdhe Hykolli tha se në grevë të përgjithshme do të futen të gjithë punonjësit e sektorit publik. Ndërkohë zëvendëskminstri I Arsimit Dukagjin Pupovci, i tha RTV21 se kërkesat për rritjen e pagave prej 100 eurosh është e parealizueshme, por theksoi se debati për Ligjin e Pagave është duke u zhvilluar./21Media

Back to top button