Paralajmërohet krizë e thellë ekonomike në vitin 2023

Trendi i shuarjes së bizneseve në Kosovë ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës rreth 96 biznese janë mbyllur, por për shkak të procedurave të ndërlikuara dhe të tej zgjatura për shuarjen e biznesit ka edhe prej tyre që janë mbyllur por zyrtarisht nuk janë të deklaruara si të tilla. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se ka shumë mundësi që Kosova të futet në një krizë ekonomike gjatë vitit 2023.
“Sfidë ka me qenë 6 mujorinë e parë të vitit 2023 për arsye se parashihet që nëse ky trend vazhdon parashihet të hymë në recension dhe direkt kane me u prek bizneset tona. Lutem që ky recension të jetë më i vogël në mënyrë që sa më pak të preken bizeneset tona. Shtetin e mbajnë bizeneset  dhe ktu duhet të kemi shumë kujdes që mos t’i lejojmë bizneset që të shkojnë në atë ekstremin që të mbyllen”. 
Diaspora gjatë këtij viti ka luajtur rol të rëndësishëm në rritjen e zhvillimit ekonomik në Kosovë. Por sipas njohësit të ekonomisë, Medain Hashani, si problem për investime në Kosovsë po shihen afatet e tejzgjatura për marrjen e lejës për investime. Ai kërkon që më tepër të dëgjohet zëri i bizneseve, madje kërkoi që të ndryshohet edhe mënyra e investimeve në raport me investitorët.
 “Kjo Qeveri duhet t’i rishikoj politikat tatimore që janë për investime të huaja. Duhet të ndryshohet mënyra e investimeve në raport me investitorët sepse kemi dispropercion mes komunave dhe Qeverisë. Një investitor për me ardh me investu në Kosovë fillimisht duhet ta merr lejën nga komuna pastaj nga Qeveria dhe kemi afate kohore të tjera shtesë që investirori i huaja në vende të tjera nuk pret asnjë dit, kurse tek ne vetëm për një pjesë të investimeve duhet me prit 2 muaj”.
Në anën tjetër Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, nuk mohon faktin se muajtë e parë të vitit 2023 do të jenë kritik sa i përket ekonomisë, por  shpreson që një kthesë positive do të jetë në 6 muajtë e fundit të vitit 2023.
“Parashikimet tona janë që nuk do të jetë një vitë i lehtë viti 2023, por 6 mujori i dytë i vitit të ardhshëm parashihet të ketë zhvillime pozitive në të gjitha komponentat ekonomike në vend, dhe parashikimet tona janë që do të kemi rritje ekonomike përafërsisht 4%”.
Me shuarjen e bizneseve, po shuhen edhe shumë vende të punës, gjë që ndikon në rritjen e shkallës së papunësisë në Kosovë, e cila është mbi 30 për qind. Arsyet e mbylljes së bizneseve janë nga më të ndryshmet në mesin e të cilave pa dyshim përfshihen ballafaqimi me pandeminë Covid-19, lufta në Ukrainë, ngritja enorme e çmimeve të pothuajse secilit produkt etj./21Media

Back to top button