Kaloni te përmbajtja kryesore

Paralajmërohet rritja e kapacitetit të stadiumit ”Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës po ballafaqohet tashmë me vende të ndryshme të botës në garat e UEFA-së dhe FIFA-së derisa merr pjesë në kompeticionet më të rëndësishme të këtyre dy organizatave të mëdha të futbollit botëror.
Kjo ka bërë që interesimi i tifozëve për të parë nga afër Kombëtaren e Kosovës të rrite jashtëzakonisht shumë dhe kapaciteti aktual i stadiumit “Fadil Vokrri”, i cili është rreth 13 mijë ulëse të mos mjaftojë.
Në ndeshjen me Greqinë ku Kosova pësoi disfatë me rezultat 1-0 ndërsa është bërë e ditur se janë shitur tashmë brenda ditës të gjitha biletat për ballafaqimin me Irlandën e Veriut.
Duke parë këtë situatë, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se janë duke punuar së bashku me Komunën e Prishtinës dhe qe së shpejti pritet të fillojë projekti i zgjerimit të tribunës lindore të stadiumit në Prishtinë.
”Ne jemi të vetëdijshëm se kapaciteti aktual i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ nuk i përmbush kërkesat për numrin e madh të të interesuarve, prandaj ndjejmë keqardhje që shumë qytetarë janë të shtrënguar që ndeshjen ta ndjekin nëpërmjet ekraneve televizive. Mirëpo, po punojmë së bashku me Komunën e Prishtinës, që së shpejti ta fillojmë projektin e zgjerimit të tribunës lindore, e cila do të na mundësojë që të kemi numër më të madh të tifozëve në stadium”, ka shkruar Ademi në ”Facebook”

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button