Nrecaj: Figura e Ibrahim Rugovës është përdorë nga LDK gjithmonë

(Lajm i përditësuar)


Nrecaj: Figura e Ibrahim Rugovës është përdorë nga LDK gjithmonë

Juristi, Anton Nrecaj, në emisionin “Click” të RTV21, tha se emri i presidentit Ibrahim Rugova është keqpërdorur nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë.

Nga LDK është përdorë figura e Ibrahim Rugovës gjithmonë, ka qenë president i Republikës së Kosovës. Emri i tij edhe pas 10-40 vjetësh, pas vdekjes së Rugovës është keqpërdor për fushata politike nga të gjitha partitë”, theksoi Nrecaj./21Media


Paralajmëron juristi: Do të insistohet që Albulena Haxhiu të jetë kryetare e Kuvendit

Juristi, Anton Nrecaj, në emisionin “Click” të RTV21, paralajmëroi se do të insistohet që Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje të jetë kryetare e Kuvendit.

“Jemi në situatën ku do të thotë afati ligjor ecë, nga ana tjetër nuk e kemi, hipotetikisht po flasë gjithmonë por ky është rreziku ligjor që mund të shfaqet në rrugëtim e sipër. Mandati i presidentes skandon, kemi një kryetar kushdo qoftë i zgjedhuri i Kuvendit, nga ajo qka po e shohë se do të insistohet që Albulena Haxhiu të jetë kryetare e Kuvendit dhe automatikisht pasi ti skandojë mandati të zë vendin e presidentes dhe këtu të vazhdon më tutje”, u shpreh ai./21Media

Back to top button