Parandalohet futja e një telefoni në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të hënën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është parandaluar futjen e një telefoni mobil.

Sipas SHKK-së, gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga një vizitor, stafi ka gjetur dhe konfiskuar një telefon mobil, i fshehur në mënyrë të kamufluar në rrobat e destinuara për një të burgosur.

Si pasojë, vizita u anulua menjëherë, ndërsa ndaj vizitorit janë ndërmarrë masat ligjore përkatëse.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në zbatimin e kontrolleve të rregullta dhe masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese”, thuhet në njoftim.

Back to top button