Parandalohet kontrabanda me drogë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.

Gjatë pranimit të të burgosurit E. D., në rrobat e tij në mënyre të kamufluar u gjet një sasi e dyshuar e narkotikëve. Lidhur me rastin, janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, si dhe është njoftuar Policia e Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe se nuk do të qëndrojë duarkryq përballë dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë.

Back to top button