Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë
Zyrtarët korrektuese sot rreth orës 15:00 gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë vërejtur se avokati, A.B, në xhepin e palltos së tij kishte të paketuara dhe të lidhura me lidhëse prej ll
Zyrtarët korrektuese sot rreth orës 15:00 gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë vërejtur se avokati, A.B, në xhepin e palltos së tij kishte të paketuara dhe të lidhura me lidhëse prej llastiku një sasi të konsiderueshme të parave , për të cilat dyshohet se tentonte t`i fuste në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë
Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka lokalizuar provat materiale.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët po merren me rastin.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës dhe mjeteve të palejueshme, dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me dukuritë dhe veprimet e tilla./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës





