Kaloni te përmbajtja kryesore

​Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës

Sot rreth orës 10:00, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës, gjatë kontrollit të pranimit të rrobave të sjella nga familjarët, janë tentuar të futen në mënyrë të kamufluar gjësende të palejuara – disa USB.

USB-të janë lokalizuar, vizita është anuluar dhe rasti po hetohet, thuhet në komunikatë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës shprehet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës, duke thënë se nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button