Parandalohet kontrabandimi i 13 mijë litrave Etanol

Oficerët e doganës sot kanë arritur të parandalojnë një kamion i cili trasportonte 13,440 etanol (alkooh 96%).
Pas informatave të siguruara përmes rrugëve operative njësitet anti-kontrabande të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një kamion të dyshuar i cili vinte nga Mitrovica.
“Me këte rast është arritur të parandalohet kontrabandimi i 13440 litra Alkool koncentrat 96% Etanol me vlere prej 23,923.20€ (me origjine nga Serbia). Derisa shmangiet nga Detyrime Doganore të llogaritura për te rast jane 83,253.27 Euro”, njofton Dogana e Kosovës.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtine dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit është derguar në mbajtje.
Malli i kontrabanduar është sekuestruar./21Media

Back to top button