Parandalohet një rast i kontrabandës me mjaltë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka zbuluar një rast të kontrabandës me mallra në Viti, më 24 prill 2025.

Gjatë një kontrolli të zhvilluar nga njësitë e Task Forcës policia ka njoftuar se ka ndaluar një automjet me targa vendore që transportonte mjaltë të kontrabanduar.

“Në automjet u gjetën gjithsej 372 kg mjaltë, të shpërndara në 31 paketa. Rasti është cilësuar si ‘Kontrabandë me mallra’ dhe është iniciuar nga Prokurori i Shtetit. Automjeti dhe malli janë deponuar në SPMK – Zhegër dhe do të dorëzohen në Terminalin Doganor”, thuhet në njoftim.

I dyshuari sipas policisë është liruar në procedurë të rregullt., derisa vlera e mallit të konfiskuar kap shifrën prej mbi 7000 euro.

Back to top button