Parashikimi i motit

Sot  pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet pritet të jenë mesatare deri të larta. Në viset malore do të ketë reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të sillen mes 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 6 dhe 8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja, 1 deri në 5 m/s.

Back to top button