Parashikimi i motit

Rikthehen temperaturat e larta

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga sot deri të premten sërish do të jetë mot i nxehtë por jo si në javë që e lamë pas.

Temperaturat maksimale deri të premten parashihet të lëvizin nga 26-30 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të lëvizin nga 10-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 12m/s.

Ndërsa gjatë fundjavës do të krijohen kushte dhe mundësi për reshje./21Media

Back to top button