Parashikimi i motit gjatë fundjavës

Në dy ditët e fundit të javës mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me riga shiu.

Instituti Hidometeorologjik i Kosovës, (IHMK) ka njoftuar se të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi, ndërsa të dielën parashihet rënie e temperaturave.

Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërsa, të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët por sa i përket temperaturave parashihet ulje, kryesisht në vlerat e maksimaleve. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

Sipas kalendarit meteorologjik, nesër fillon stina e pranverës meteorologjike, e cila do të zgjasë deri më 31 maj./21Media

Back to top button