Parashikimi i motit gjatë fundjavës, Bajrami me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se përgjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht  i vranët dhe me riga shiu.

E shtunë: Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe me riga shiu. .Temperaturat minimale do të variojnë nga 4°C deri në 7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 14°C deri në 17°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

E diel: Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 4°C deri 6°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 13°C deri në 16°C. Era do të fryjë nga veriperendimi me shpejtësi 1-5m/s.

Back to top button