Parashikimi i motit, kjo do jetë dita me e nxehtë e javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se javën e ardhshme temperaturat do jenë të larta.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius. Dita e enjte parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës.
Sipas njoftimit, ditën e martë dhe të premte, vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

Reshjet e shiut të cilat e kanë përfshirë vendin gjatë këtyre ditëve, fillimisht më të fokusuara ishin në veriperëndim dhe verilindje të vendi.
“Ndonëse këto reshje ishin të mirëseardhura për gjitha fushat, nuk do të thotë se mbaruan temperaturat mbi 30 gradë Celsius. I nxehti afrikan sërish pritet të rikthehet, duke ndikuar në rritjen e temperaturave maksimale në mesditë, jo vetëm te ne, por edhe në të gjitha vendet kufitare”, thuhet në njoftim./21Media
Back to top button