Parashikimi i motit në Kosovë

Temperaturat minimale deri në -6 gradë

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Situata anticiklonike që do të mbretërojë mbi vendin tonë dhe elementet tjera meteorologjike që do të jenë prezent do të krijojnë kushte për ajër me cilësi jo të mirë.

 

Back to top button