Parashikimi i motit në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i vranët me periudha me diell dhe më ftohët. Do të fryjë erë, ndërsa përgjatë lumit Vardar do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi juglindor. Deri në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë reshje me shi.
Temperatura minimale do të jetë në interval nga 5 deri më 12 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të arrij nga 16 deri në 21 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi juglindore. Temperatura minimale do të bie në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 20 gradë Celsius.
Nën ndikimin e masës së ftohtë nga e ënjta pason mot kryesisht i vranët, përmes ditës do të jetë kryesisht më freskët, me reshje me shi. Në disa vende reshjet e shiut do të jenë më të shpeshta ku reshjet e shiut lokal do të jenë edhe mbi 30 l/m2 për 24 orë, ndërsa do të pason edhe erë e fortë. Temperaturat ditore nga e ënjta gjithandej do të bien nga 10 deri në 12 gradë Celsius./TV21

Back to top button