Parashikimi i motit në Shqipëri

Vranësira e mjegull

Moti do të jetë i vranët në veriperëndim dhe reshje të pakta, ndërsa në zonën qendrore dhe jug do të mbetet me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe prani të mjegullës.

Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë.

Temperaturat në zonat malore do të lëvizin nga 0 deri në 12 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 4 deri në 17 gradë  ndërsa në zonat bregdetare 9 deri në 18 gradë Celsius.

Back to top button