Parashikimi i motit për 5 ditë, e marta përvëluese
Java e fundit e korrikut do të fillojë me mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat të martën sipas Institutit Hidrometorologjik i Kosovës (IHMK), mund të arrijnë edhe deri në 39 gradë Celsius.
Masa të freskëta ajrore nga veriu do të depërtojnë mbi vend nga dita e mërkurë dhe enjte, që zbresin temperaturat edhe deri në 29 gradë.
-E hënë- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
-E martë- Mot kryesisht me diell dhe vapë. Parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës së fundit të korrikut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-39 gradë Celsius, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.
-E mërkurë. Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në vlerat e temperaturave maksimale do të ketë rënie, ndërsa minimale mbeten kryesisht të larta ( netë tropike). Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
-E enjte- Parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu. Ka tendencë që kjo ditë të jetë më e freskët se ditët tjera të kësaj jave,sidomos te vlerat e temperaturave maksimale, pasiqë parashihet ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.
-E premte – Mot kryesisht me diell. Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të zbresin dukshem në raport me temperaturat e ditëve paraprake. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8- 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi e lehtë deri mesatare.
Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP.
Sipas llogaritjeve të vlerave të temperaturave maksimale, ky muaj do të jetë ndër muajt më të nxehtë./21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA