Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e katër e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm. Të hënën dhe të martën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi.
Siç ka informuar IHMK, të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë, ndërsa të premten sërish parashihen vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut.
Sipas parashikimeve, temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.
“Të mërkurën, në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull dhe mund të përsëritet edhe ditën e enjte. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.”, ka informuar IHMK./21Media

Back to top button