Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në dy ditët e ardhshme do të jetë me diell dhe me vranësira të çrregullta.
Sipas njoftimit vranësirat kryesisht ditën enjte dhe tutje, parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.
”Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s, ndërsa në Dukagjin, në veri, parashihen erëra me shpejtësi mbi 15m/s”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button