Parashikimi i motit për fillimin e qershorit

Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por me rritje te lehta të temperaturave maksimale.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të mërkurën kur dhe fillon stina e verës meteorologjike, parashihet mot me diell dhe me vranësira të dendura, të cilat nëpër disa lokalitete do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s./21Media

Back to top button