Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se në këtë fundjavë parashihet të mbajë mot me diell e vranësira.

“Dita e shtunë parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat në orët e vona parashihen që vende –vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i qetë, me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s./21Media

Back to top button