Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimin e motit mbi vendin tonë gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Ditën e martë moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Të mërkurën do të mbajë mot i vranët. Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu. Si pasojë e ndryshimit të grafikut termik në orët e para mund të paraqitet mjegull e radiacionit (rrezatimit tokësor).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Ditën e enjte do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale të shkurta diellore. Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasi që do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta. Minimalet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10 metra për sekondë.

Back to top button