Parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve në vijim do të jetë një mot i ndryshueshëm.

Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

E hënë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta, ndërsa në ultësira paraqiten kushte për mjegull.

E martë – Mot me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë. Temperaturat minimale mbeten rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të shënojnë vlera pozitive, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë ulje në krahasim me ditën e martë.

E enjte – Mot kryesisht i vranët dhe i freskët. Temperaturat do të shënojnë ulje, por nuk parashihet të ketë minuse.

E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta.

Sasitë e reshjeve të fundit ishin nga 4 deri 70 l/m2 në rrafshin e Dukagjinit, derisa të njëjtat në rrafshin e Kosovës kanë variuar nga 5 deri 43 l/m2.

Back to top button