Parashikimi i motit për nesër dhe pasnesër

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.
“Masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell”, njofton IHMK.
Bëhet e ditur se do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare./21Media

Back to top button