Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në javën e ardhshme do të kemi kushte stabile të motit dhe rritje të vlerave termike. Nga dita e premte parashihen riga shiu. Fundjava me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe kushte për riga shiu dhe fjolla bore.
Të hënën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihen kushte për mjegull, kryesisht në ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.
Të martën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes mundesi per mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.
Të mërkurën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Vranësira më të dendura parashihen rreth relievit malor.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindjes.
Ndërsa, të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me untervale me diell. Në mëngjes në shum zona paraqiten kushte për mjegull.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-3m/s.
Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu pritet të jetë të premten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes./21Media