Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parashikon që sot (e enjte) të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s.

Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, apelohet respektimi i këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ndërsa apelohet që mos të ndizen zjarre sepse përpos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave të tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit dhe njerëzve në veçanti.

Back to top button