Parashikimi i motit për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët.
Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s, ndërsa në Dukagjin, në veri, parashihen erëra me shpejtësi mbi 15m/s./21Media