Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se fundjava pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm. E diela sipas Institutit parashikohet të jetë kryesisht me vranësira, intervale me diell dhe temperatura të ulëta, të shoqëruara me ngrica dhe mjegull në disa zona.
“Kjo situatë meteorologjike është rezultat i masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat vijnë nga pjesa perëndimore e kontinentit”, thuhet në njoftim.
“Temperaturat: minimale nga -5 deri në -2°C; maksimale nga 1 deri në 4°C. Era: do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet në njoftim./21Media