Parashikimi i motit për sot

Sot gjatë ditës nuk do të mungojnë intervale me diell, megjithëse vranësirat do të dominojnë qiellin e vendit.
Më vonë pasdite paraqiten kushte për riga lokale shiu. Fillimisht fryn erë e lehtë jugperëndimore e më vonë ndryshon drejtimin në verilindore, me shpejtësi 2-7m/s. Temperaturat minimale zbresin në 3C e 6C. e ato maksimale arrin deri në 11C e 14C.
Reshje më të vazhdueshme shiu parashihen ditën e diel, ndërkohë që temperaturat pësojnë një rënie deri në 5C. Viseve kodrino-malore priten edhe reshje dëbore.